Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se afera “Haraçi” merr dimensione të reja që përfshijnë edhe shërbimet e inteligjencës dhe keqpërdorimin e tyre.

Nga kjo parti thonë se askush në Maqedoni nuk beson se Zoran Zaevi nuk e ka ditur për “reketin” dhe se ai nuk është i përfshirë.

“Personi që tre herë është amnistuar është koka e oktapodit kriminal, i cili ka ofruar më shumë se 20 milionë euro. Katica Janeva, Boki 13, Kiki, Friki dhe të tjerët janë vetëm shpezët”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se “Ruskovska dhe Joveski dëshirojnë arrestimin e disa personave, në mënyrë që të pamundësojnë hetime të pastra”.