Me Ligjin e mbrojtjes shëndetësore të Republikës së Maqedonisë, çdo qytetar ka të drejtë që shërbimet shëndetësore të mjekësisë primare ti marrë sa më afër vendbanimit, përfshirë edhe banorët e vendeve rurale. Por këtë të drejtë banorët e fshatrave rurale me vështirësi e realizojnë ngase në Maqedoni  ekzistojnë vetëm 51 ambulanca rurale prej të cilave, gjashtë vetëm në komunën e Tetovës.

Mungesa e mjekëve nëpër këto fshatra, rrugët e rrezikshme dhe të bllokuara nga bora dhe ngricat edhe më shumë e vështirësojnë qasjen e pacientëve deri te mjeku. Rast konkret kemi edhe me rreth 1300  banorët e fshatit Vicë të cilët program ynë i vizitoi për të mësuar problemet me të cilët ata po përballen tani kur fshati është  mbuluar me borë deri 70 cm.

Dr. Gajur Xhaferi është mjeku i fshatit edhe për të vështirë është çdo ditë të ngjitet në ambulancën e tij por megjithatë siç u shpreh ai ia dalin disi.

“Do të kishte qenë shumë mirë të kishte mjekë që është i fshatit dhe të kishte banuar këtu, por ajo nuk ndodhën, kemi problem edhe me personelin e shkollës së mesme nuk ka të interesuar. Ne mundohemi të vijmw çdo ditë por ka raste kur kemi borë dhe ngrica nuk arrijmë të vijmë, por është tekniku këtu dhe ai u del në ndihmë popullatës, në ndihmë e parë”, tha Dr.Gajur Xhaferi, mjek i përgjithshëm.

Me këto problem përballen edhe banorët e fshatrave tjera rurale sidomos gjatë stinës së dimrit theksoi Dr.Xhaferi./tvm2/