Në fshatin Svillare e Poshtme të Shkupit ka ndodhur një zënkë fizike midis anëtarëve të dy familjeve për shkak të një problemi paraprak për toka.

Siç njofton MPB, rastin e kanë denoncuar N.I. (62) dhe Q.I. (24) sipas së cilëve gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:40 kur në oborrin e shtëpisë së tyre, teksa kanë ndenjur me anëtarët e tjerë të familjes, me automjet motorik kanë ardhur M.J., M.J., B.M., V.R. si edhe dy persona të tjerë. Ata me vete kanë mbajtur shufra, lopata, shufra druri,…, dhe menjëherë kanë filluar t’i godasin të gjithë anëtarët e familjes nëpër kokë dhe trup, duke u shkaktuar lëndime të dukshme.

Të rrahurit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në SPSH “8 Shtatori”.
Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.