Menjëherë pas lirimit nga të gjitha akuzat, Sami Lushtaku, ka marrë urime nga shumë bashkëpartiak të tij.

Edhe deputetja Ganimete Musliu, i është gëzuar lirimit të Sami Lushtakut.
Ajo përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka uruar Lushtakun duke thënë se edhe një herë u dëshmua që lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe e drejtë.
Postimi i plotë:
Urime Kryetar! Edhe njeher deshmuat qe lufta e UÇK-se ishte lufte çlirimtare dhe e drejte!