Gjykata e Apelit rrëzoi aktgjykimin për ish-shefin e policisë sekrete Sasho Mijalkov, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi si dhe ish-anëtarë të KSHZ për rastin “Titanik2”, informon A1on.

Rasti do të kthehet në rigjykim, pasi janë konstatuar shkelje gjatë procedurës. Por gjykata ende nuk ka zyrtarizuar vendimin.

Gjykata Penale e Shkupit më mars të këtij viti dënoi Mijallkovin, ish drejtorin e DBK-së me tre vjet burg. Mijallkovi përmes liderit të PDSH-së Menduh Thaçi, ka ndikuar paligjshëm dhe ka kërkuar të urdhërojë anëtarin e tij të KSHZ, Bedredin Ibraimi që të votojë për anulimin në një vendvotimi në Strumica në zgjedhjet e parafundit lokale. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi u dënua me tre vjet e dy muaj burg, Bedredin Ibrahimi u dënua me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa anëtarët e KSHZ-së, Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska u dënuan me tre vjet burg.(INA)