Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë sot në Klubin e gazetarëve e prezantoi Raportin për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoni për vitin 2017.

Kryetari i ShGM-së Naser Selmani tha se vitin e kaluar në Maqedoni gazetarët janë persekutuar, janë rrahur, iu janë kërcënuar me vdekje, janë shpallur për tradhtarë etj. “Dhunuesit i sulmojnë gazetarët në mënyrë verbale dhe fizike sepse dëshirojnë t’i frikësojnë dhe t’i heshtin me qëllim që opinioni mos të informohet për keqpërdorimin e pushtetit”, theksoi ai, njofton Fol.

Sipas raportit, vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 18 sulme kundër gazetarëve, nga të cilët 13 janë sulme fizike dhe verbale, ndërsa të tjerët janë fyerje, pengesa gjatë punës dhe shkatërrime të pronës.

Selmani gjithashtu shprehi shqetësime që Prokuroria deri më tani nuk ka ngritur asnjë akuzë para gjykatave për dhunë ndaj gazetarëve dhe për fjalë të urrejtjes. “Të padënuar ngelën edhe treshat e njohur të VMRO-DPMNE-së, të cilët zbatonin fushata dhe fyerje ndaj gazetarëve”, tha Selmani.

Përveç të mungesës të sigurisë gjatë punës, gazetarët në Maqedoni punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira ekonomike. Ato kanë paga të vogla dhe të pa rregullta, ndërsa nuk kanë as kontrata për punësim të përhershëm, që ndikon në mënyrë negative në pavarësinë e tyre profesionale.

Në raportin është evidentuar se nuk ka përmirësime as në legjislativen mediatike, sepse ajo nuk është tërësisht e përshtatur me praktikat më të mira evropiane.

Ky publikim është hartuar në kuadër të projektit “Platforma Rajonale për Ballkanin Perëndimor për avokimin e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve”. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se shpreh pikëpamjet e Bashkimit Evropian. /Fol/