Portali italian La Verita ka publikuar inicizim ku shihet Boki 13 duke marë paratë nga biznesmeni Orce Kamçev. Video përmban edhe bisedën në të cilën ai i garanton se do të lirohet shpejt nga burgu. Ja biseda e plotë:

Boki 13: Do t’ju lirojnë të hënën.

Kamçev: Në rregull.

Boki 13: Me shumë gjasa, të martën më së voni. Gjykata Supreme do t’ju lirojë.

Kamçev: Supremja, nuk mund të vijë deri të Gjykata Supreme deri të hënën.

Boki 13: Po, atëherë do të vijë. PPS nuk do të përdorë mjete të jashtëzakonshme juridike, nuk do të përdorë asgjë.

Kamçev: Por Gjykata e Apelit?

Boki 13: Gjykata e Apelit do t’ju refuzojë. Ju do të ankoheni në Gjykatën e Apelit, të jeni të përgatitur. Në Gjykatën Supreme do të ankoheni si në shkallën e dytë. Në parim personi juridik dhe Këshilli thirren automatikisht. Katica nuk do të përdorë ndonjë mjet juridik të jashtëzakonshme për të vazhduar, prolonguar. Të hënën apo të martën do të jeni në liri.