Zjarri që  shpërtheu  në autobusin e kompansë “Nasir Tours” tani është djegur komplet, por fatëmirisht nuk ka të lënduar.

Edhe pronari i kompanisë “Nasir Tours”  u shpreh se  shoferi e ka informuar ata se autobusi është përfshirë nga flakët në pikën pagesore në Gllumovë, ndërsa zjarri është shkaktuar tek këmbët e shoferit, poshtë timoni

“Nuk ka qenë në rrugë, ne me qëllim e kemi pasur në servisimin  e rasteve të elektronikës që të mirëmbahet, mirëpo vozitësin që e porositëm dhe erdhi që ta merr autobusin, prej tek udhëqkryqi i Prishtinës që është në qarkoren e Shkupit deri në pikën e pagesës në Matkë, pesë minuta kohë mund të ketë ajo, vozitësi ndjen tym, vozitësi diçka ndalet ta paguaj pagesën, e parkon më anash autobusin edhe kështuqë kaplon zjarri më tepër ku ska pasur mundësi të shuhet, edhe zjarrëfikësit kanë bërë vonesë rreth 40 minuta”, tha pronari i autobusit të djegur, shkruan TetovaSot përcjell FOL.