Për shkak të mjegullës në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit dukshmëria është zvogëluar nga 50 deri në 60 metra. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa, kumtoi Lidha auto-moto e Maqedonisë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, sidomos nëpër gryka, ku është e mundur rrëshqitja e dheut. Apelon edhe në shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit.