Nesër, shansi i fundit për të zgjidhur mosmarrëveshjen me importin e miellit serb në vend. Ministri serb i Tregtisë vjen në Shkup për t’u takuar me homologun Nikollovski, konfirmon nga kabineti i Ljajiç. Në një intervistë me Tanjug, ai tha se Serbia do të fillojë menjëherë kundërmasat ndaj Maqedonisë nëse nuk arrihet marrëveshje nesër, përcjell FLAKA.

Nikollovski nuk komenton mbi kundërmasat e paralajmëruara. Ai thotë se bisedimet vazhdojnë dhe mbështeten në pikëpamjen se Rregullorja duhet të respektohet. Ai njofton se lëshime të vogla janë bërë nga ana e Maqedonisë.

Markat do të vendosen vetëm në miell prej 25 dhe 50 kliogram.

Nikollovski siguron se mosmarrëveshja nuk do të shkaktojë mungesë mielli, si dhe çmime më të larta të bukës.

Maqedonia importon mbi 40,000 ton miell nga fqinji i saj verior. Nevojat e tregut të brendshëm janë rreth 100 000 ton.