Kreu i Shkupit Petre Shilegov gjatë një konference për shtyp tha se për këtë çështje tani më ka filluar një procedurë ligjore dhe se po shqyrtohen të gjitha mundësitë, mënyrat dhe procedurat ligjore për zgjidhjen e saj.

Gjithsesi ai theksoi nevojën e një zgjidhje të shpejtë, për shkak të reshjeve që rrisin nivelin e ujit në Vardar.

“Është filluar procedura, këtë e thashë. Janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore dhe kur do të jetë situata e përshtatshme të mund të sillen vendime të drejta në këtë aspekt dhe më pas do të veprojmë ne bazë të atyre vendimeve. Kam thënë disa herë siguria e qytetarëve është shumë me rëndësi, jemi dëshmitar se gjatë kësaj vjeshte dhe dimri pas 2 ditësh shi lumi Vardar doli nga shtrati dhe për këtë siguria është një gjë shumë më rëndësi për mua si kryetar i Qytetit” – deklaroi: Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.