Bashkia e Shkupit, së bashku me MPB-në inicion ndryshime ligjore me të cilat gjatë kontrollit teknik të automjeteve, çdo automjet të mund në mënyrë ekologjike të hartohet dhe të marrë ngjitëse.

Pastaj autoritetet e qytetit do të mund në mënyrë administrative t’i përjashtojnë automjetet që realisht kontribuojnë për ndotjen e ajrit. Këtë sot e kumtoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov pas takimit për ndotjen e ajrit në kryeqytet, duke potencuar ai se për herë të parë fillon të zgjidhet problemi në mënyrë sistematike me ndotjen, si të ajrit ashtu edhe të mjedisit, përcjell Fol.

”Pres se këtë mund ta bëjmë edhe në formë ligjore dhe se deri në fund të vitit do të kalojë deri te Kuvendi i RM-së. Deri në fund të vitit të ardhshëm do të mund të kemi automjete të hartuara, në kuptimin ekologjik, në tërë territorin e shtetit. Dhe kështu në mënyrë administrative ta ndalojmë komunikacionin për automjete-ndotës”, tha Shilegov në Klubin e deputetëve.

Shilegov përsëriti se siç do të rritet ndotja e ajrit do të vendoset rritje graduale e çmimit të parkimeve, ndërsa do të ulet çmimi i transportit publik. /Fol/