‘Rritja e akcizës do të ndodh në një periudhë jo të përshtatshme. Rritja e akcizës do të aktivizohet atëherë kur çmimet e derivateve në rang global janë në rritje. Para pesë viteve kur ne ishim në qeveri, ndërsa LSDM-ja në opozitë, ata kërkonin që ne të ulim akcizat për derivatet. Atëherë akcizat ishin në minimumin e mundshëm, e jo si tani kur është në qeveri LSDM-ja’, kështu është shprehur ish-ministri i Financave në Maqedoni, njëherit edhe profesor i ekonomisë, Trajko Sllaveski, përcjell Fol.

Dragan Tevdovski dhe Zoran Zaev më herët kanë thënë se kjo nuk do të ndikojë në buxhetin familjar, pavarësisht se qytetarët por edhe partitë në opozitë janë duke reaguar përballë paralajmërimeve se në Maqedoni do të rriten akcizat e derivateve. /Fol/