Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov shprehet së bashkë më ekipin e tij po shfrytëzojnë çdo mundësi për të kontribuar në uljen e ndotjes së ajrit që disa herë gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar ka tejkaluar vijën e kuqe. Ai tha së në bashkëpunim MPB- po bëjnë përgatitje e fundit për regjimin e makinave të cilat do të kontribuojnë dukshme në uljen e ndotjes së ajrit. Shilegov, gjithashtu tha se gazifikimi I shpejtë I Shkupit do të jetë një nga shpëtimtarët kryesor të ndotjes së ajrit.

Ndryshimin e regjimit të veturave, me ç’rast presim të kemi mbështetje edhe nga MPB-ja, ndryshim të konceptit të ngrohjes nëpër shtëpitë në Qytetin e Shkupit, të cilat janë një ndër ndotësit kryesor të ajrit. Presim që këtë vit të fillojmë me gazifikimin e pjesëve të qytetit të cilat nuk janë të kyçura në Ngrohjen Qendrore, masë kjo përmes së cilës synojmë të rrisim edhe efikasitetin energjetik, të paktën në ato objekte të cilat janë në Shkup – deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.