Sot jemi në Gostivar, për të biseduar me qytetarët e këtij qyteti për problemët që i mundojnë, për problemët më të mëdhenj të Maqedonisë, jo vetëm të Gostivarit dhe rrethinës.

Kjo është papunësia dhe shprëngulja të të rinjve të cilët për fat të keq, në kushte të këtilla dhe me qeverinë e këtillë nuk munden ta shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni.

 I filluam takimet tona me, sipas meje, grupin më senzitiv dhe më të manipuluar, po flas për pensionistët të cilët janë bindur se rritja e pensionëve u takon me ligj, por bëhet fjalë për veprime në kundërshtim me ligjin, dhe qeveria nuk ka zgjedhje. Çdo vit është detyruar për të rritur pensionët por edhe standardin e pensionistëve, dhe unë këtu jam duke biseduar me ata nga pozita e atyre që e mbajnë familjen me pensionët e tyre, si do të jetë që të kthehen në persona të financuara, sepse, ne synojmë për të punësuar të rinjtë për të mbetur në Maqedoni.

Ju nga Komuna e Gostivarit, jeni dëshmitarë se VMRO DPMNE-ja ka premtuar shumë gjëra, po shikoj bartësin e VMRO-DPMNE-së, Gjorçev, vjen dhe po flet për gazifikmin herën e tretë apo të katërt.Po ashtu edhe për problemet e trafikut këtu në Gostivar, që ju i dini shumë mirë. Po flet për projekte, përsëri, për herën e tretë apo të katërt…Ne themi se 10 vjet qeverisje e VMRO-DPMNE-së janë të mjaftueshme.

Gostivari është shembull se si qytetarët jetojnë dhe funksionojnë së bashku dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, së bashku, më 11 dhjetor ta rrethojnë numrin 4 të listës së Lidhjes socialdemokrate.
Të japim fund qeverisjes kriminale, shtëpiprishëse, jopopullore të Nikolla Gruevskit.