Kryeministri Nikolla Gruevski nuk do të dëshmojë në komisionin hetimor për përgjimet me dyer të hapura. Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Ivo Kotevski, në një deklaratë të shkurtër për Alsat, tha se Gruevski tashmë përmbushi obligimin e tij duke dëshmuar përpara anëtarëve të Komisionit hetimor. 

“Kryeministri Gruevski tashmë ka dhënë dëshminë e tij” u përgjigj shkurt Ivo Kotevski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Por nga LSDM-ja këmbëngulin se pa dëshminë publike të Kryeministrit Nikolla Gruevski, komisioni hetimor për përgjimet nuk do të vazhdojë punën e saj.

“Nikolla Gruevski doemos të dëshmojë në mënyrë publike. Opinioni duhet të dëgjojë pyetjet që do ti parashtrohen nga ana e anëtarëve të komisionit anketues dhe aty nuk duhet të ketë fshehtësira.Komisioni anketues duhet të caktojë përgjegjësinë politike të të gjithë funksionarëve të lartë qeveritarë. Komisioni anketues doemos të kryejë punën thelbësore në këtë kundërtën nuk do ta përgatit raportin, dhe kjo pikë e marrëveshjes së Përzhinës do të mbetet e papërmbushur”, tha Petre Shilegov-zëdhëns i LSDM-së.

LSDM-ja madje kërkoi nga kryeparlamentari Trajko Vejanoski që të mos caktojë seancë plenare më 20 janar, kur kryeministri Gruevski do të dëshmonte përpara Komisionit hetimor me qëllim që fjalimi i tij të transmetohej drejtpërdrejtë në kanalin e Kuvendit, por prapëseprapë tashmë është caktuar seancë për në orën 12. Kryeministri Gruevski më 14 dhejtor dëshmoi përpara komisionit hetimor në kuvend, por me dyer të mbyllura, larg syve të opinionit dhe mediave. Nga VMRO-ja tani insistojnë që përpara këtij organi dëshminë e tij ta jap edhe Zoran Zaevi.(Alsat-M)

shilegov