DREJTONË INJORANTËT DHE HAJDUTËT !

Ç`është ky shtet i turpshëm ? Si ka mundësi të drejtohemi nga njerëz që nuk kanë as minimumin e përgjegjisë e në vazhdimësi thiren se ne nuk udhëhiqemi nga emocionet por nga përgjegjsësia !?

Si mund të jetohet në këtë vend ku nuk ka gjyqtarë (jo të gjithë ) të pavarur, në vend ku nuk ka deputet por sejmenë, pa prokurorë kredibil (jot ë gjithë) , pa rrespektim të ligjit që të të mbrojë, e pa një klasë politike rrespektibile ?

E pra, ne megjithate jetojmë. Por duhet të pranojmë se të rinjtë janë me mendje të ngritur për të ikur nga ky vendë, po sa e sa kanë ikur këtë dekadë ; pa asnjë shpresë, as pa shpresën se mund të mbjellin edhe SALLATA, sepse ata që i përmendëm më lartë vetëm kanë vjedhur pa pushim. Mbase nuk e dinë ata se si do të përfundojnë.

Ç^janë këta far bisedime, kjo far dorëheqje, kjo far date dhe këto far zgjedhje ?

Kjo është kohë pa arësyen elementare të politikës dhe të qeverisjes.

Është në fakt një kohë ku ata që vjedhin ,gjykojnë dhe hartojnë ligje për vjedhjen e kryer të popullit, pra kjo është një kohë pa sistem sepse politikat publike kriminale e kanë ruinuar ate në skajshmëri.

Miq të dashur, shumë shpejt do ta shihni se si do të shkojë gjendja siç thonë rokopojë, me këta injorantë dhe hajdutë që drejtojnë edhe pak dhe iu duket se kanë pushtet.

Turmat e tërbuara të njerëzve që me politikat dhe hajnitë e tyre i sollën në greminën sociale dhe në depresion kolektiv psikologjik, do tua marin çifligjet, do tua hanë pizzat në kuzhinat moderne të dinastive familjare të tyre,do tua shkatërojnë vilat e pallatet bile ka të ngjarë tua marin edhe parat e pista.

Këta mund të rinë në Përzhinë sa të duan, të hanë e të pijnë të qeshen e zgërdhihen, por ata me krimet e tyre këtë vend e shëndruan në vendë të ,,bombave,, që i zhveshën ata dhe i lanë cullak dhe se ia vunë në dijeni këtijë populli se ata nuk janë gjë tjetër për veç se injorant dhe hajdutë.

qenan