Kryetari i Shkupit Petre Shilegov sot ua uroi fillimin e vitit të ri shkollor nxënësve të shkollës së mesme SHMQSH “Rade Jovçevski Korçagin”, por edhe të gjithë nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore në Shkup. Ai fëmijëve iu uroi sukses në mësim dhe rezultate të mira gjatë realizimit të aktiviteteve të rregullta shkollore.

“Në Shkup jetojnë shumë fëmijë të talentuar dhe unë pres se me punën e vështirë në kuadër të mësimit ai talent do të duhet që plotësisht të dalë në sipërfaqe. Në jetë mundeni gjithçka të fitoni dhe të humbni, por jo edhe diturinë. Qyteti i Shkupit seriozisht investon në arsim, në infrastrukturë dhe në shkolla. Në fazën përfundimtare janë rekonstruimet e fasadave të shkollave të mesme “Cvetan Dimov” dhe “Marija Kiri Skllodovska” të cilat nga ky vit do të kenë fasada të reja, energjetike dhe efikase me pamje moderne”, tha kryetari Shilegov, gjatë vizitës në SHMQSH “Rade Jovçevski Korçagin”.

Ai përkujtoi se para fillimit të vitit shkollor Qyteti i Shkupit e ndërtoi pamtrakun e parë në Shkup. Kjo rrugë e adrenalinës për biçikleta, patina dhe skejtbordë gjendet në afërsi të shkollës “Rade Jovçevski Korçagin”, në rajonin e qendrës së qytetit, në një vend lehtësisht të arritshëm, i përshtatshëm për studentët nga disa shkolla.

Në fillimin e vitit të ri shkollor biblioteka e qytetit “Vëllezërit Milladinovci” në mënyrë simbolike donoi disa pako libra për nevojat e bibliotekës së shkollës në gjimnazin “Rade Jovçevski Korçagin”.