Mesditën e sotme një krim në familje ka tronditur fshatin Shalës të Memaliajt.

Mësohet se djali ka vrarë babin me sëpatë.

Nga raportimet e para viktima është identifikuar si I. SH. 65-vjeç, ndërsa djali i tij, A. SH. 32- vjeçar është larguar nga vendngjarja dhe po kërkohet nga policia.

Raportohet për një debat mes tyre i cili ka përfunduar në ngjarje tragjike.