Qyteti i Shkupit ka marrë përsipër të gjitha kompetencat dhe masat për ndërtimin e paligjshëm tek “Mavrovasja”, tha sot kryetari Petre Shilegov.

“Ne kemi ndërmarrë të gjitha hapat. Tani i takon Komunës së Çairi të gjejë një mënyrë për të prishur ndërtimet e paligjshme në qendër të qytetit.

E vetmja zgjidhje do të ishte transferimi i inspektorateve të ndërtimit nga komunat në qyteti. Kjo do të pamundësoj ndërtimet paleje në Shkup,” tha Shilegov.