Projekti “Shkupi 2014”, i cili sipas qeverisë së kaluar do të sjelle turistë tani paraqet kërcënim për qytetarët e Maqedonisë, deklaroi kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov.

“Ky projekt jo vetëm që nuk e zhvilloi turizmin, por paraqet edhe rrezik për qytetarët. Me vetëm dy ditë reshje shiu, mund ti shohim pasojat nga ky projekt i qeverisë së kaluar, e ajo është dalja e lumit Vardar nga shtratit”, tha Shilegov.

Ai gjithashtu tha se mbeturinat e mbledhura në Vardar janë pastruar, ndërsa po rregullohen edhe pasojat tjera të shiut.