Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, sot tha se Shkupi nuk gjendet më në listat e qyteteve më të ndotura në botë.

“Zyrtarisht këtë vit Shkupi është larguar nga lista e qyteteve më të ndotura në botë. Punë të vogla që nuk janë atraktive për mediumet e kanë larguar Shkupin nga kjo listë”, tha Shilegov.
Ai shtoi se do të vazhdojë fushata për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët me programe edukative.

Ndryshe, pothuajse gjatë gjithë stinës së dimrit Shkupi është gjendur në majat e listës së qyteteve më të ndotura në botë.