Vizita e sotme e Adnan Nezirit në Malësinë e Tetovës përfundoi me takimin me banorët e fshatit Shipkovicë. Adnan Neziri dhe ekipi tij e vizituan shtabin zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët në këtë fshat.

Fjalën hapëse e pati nderin ta ketë Arif Musa, kryetar i shtabit zgjedhor të ASH-së në Tetovë, i cili njëherit e ka orgjininën nga ky fshat. Ai u premtoi se se maksimalisht do angazhohet që ky fshat, si fshatërat tjer të Malësisë të jenë primar për Adnan Nezirin.

Kandidati për kryetar komune Adnan Neziri, premtoi se ai me ekipin e tij do e përkahin këtë fshat, i cili edhe pse disa herë e ka votuar pushtetin por asnjëherë nuk ka marrë përkahje nga i njejti. Ai tha se do angazhohet personalisht që kërkesat e banorëve të Shipkovicës të shkojnë në drejtim të duhur./tetovajone.com/