Në një takim me asamblenë e gruas në vendlindjen e tij, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela shprehu rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.

Para dhjetëra të pranishmeve, ai i shprehu konsideratë të lartë për rolin determinant të gruas në politikë dhe vendimmarrje.
‘’Pjesëmarrja e gruas ne politkë duhet të rritet jo thjesht në procesin zgjedhor. Ne kemi bërë të pamundurën që përqindja e përfaqësimit të gruas në politikë të rritet, por sigurisht që nuk është e mjaftueshme. Gjithsesi, këto zgjedhje janë të një rëndësie të ve[antë dhe roli juaj është i pakontestueshëm’’.

Shtabi i Aleancës për Shqiptarët