Dëshironi të bëni ushtrime fizike, por nuk keni kohë për të shkuar në palestër? Thjesht ngjitni shkallët më të afërta që i keni – kështu sugjerojnë shkencëtarët nga Universiteti mcmaster.

 

Hulumtuesit kanë rekrutuar 31 persona të cilët kryesisht qëndrojnë ulur, por që janë të shëndetshëm dhe u kanë kërkuar t’i nënshtrohen disa detyrave që kanë të bëjnë me ngjitjen e shkallëve.

Pas eksperimenteve të tyre me pjesëmarrësit e studimit, shkencëtarët kishin zbuluar se ushtrimet e lehta kishin shpirë në përmirësimin e fitnesit kardiorespirator të pjesëmarrësve, apo aftësinë e qarkullimit dhe kishin ndikuar që sistemet muskulore të furnizojnë mjaftueshëm oksigjen në trup gjatë ushtrimeve fizike.

Kjo është e rëndësishme sepse fitnesi i mirë kardiorespiratorik është ndërlidhur me jetëgjatësi më të gjatë. Në fakt, njerëzit të cilët kishin shënuar rritje të niveleve të fitnesit kardiorespirator, kishin shënuar edhe zbritje në rrezikun e vdekjes së parakohshme për 38 për qind.

Pra, mundësitë janë të mëdha që sistemin kardiovaskular mund ta përmirësoni me aktivitete të lehta dhe të shkurtra, siç është ngjitja e shkallëve.

Sidoqoftë, ngjitja e shkallëve nuk mjafton për të humbur kile e as për të formuar muskuj.