Pavarësisht se antikorrupsionit vlerëson se veprimi i shkatërrimitt ë dokumentave është kryer në pajtim me Ligjin, Sasho Ordanovski nga “Transparency Macedonia”, shprehet i dyshimtë se kjo bëhet pikërisht tani, në fazën e transferimit të pushtetit. Sipas tij, procedura e tërë e shkatërrimit të dokumenteve duhet të rishqyrtohet duke pasur parasysh që antikorruspioni vitet e kaluara nuk e kryeu në rregull punën.

Unë këto informacione të zhbartjes së dokumenteve do t’i shikoja me dyshim dhe mendoj se duhet të rishqyrtohet dhe të kontrollohen sërish informacionet, pasi të vijë pushteti i ri në Maqedoni. Shkatërrimi i dokumenteve zyrtare është vepër e rëndë penale, dhe nëse ajo nuk mund të dëshmohet, meqë disa krime janë bërë me shkatërrimin e dokumenteve, do të flasin njerëz që dinë se si është vendosur për këtë, dhe ndoshta edhe kanë marrë pjesë në atë – deklaroi Sasho Ordanovski, Anëtar i “Transparency Macedonia”.

Nga Antikorrupsioni dje përgënjeshtroi informacionet, duke i quajtur si përpjekje për diskreditimin e Komisionit. Konfirmojnë se dokumentacionin e kanë shkatërruar pasi për këtë kanë marrë leje nga arkivi shtetëror i RM-së.

Arkivi Shtetëror i RM-së ka bërë shqyrtim në regjistrimin e propozuar dhe materialin e dokumentuar për shkatërrim dhe ka konstatuar se materiali i propozuar dokumentar është me afat të skaduar të përdorimit dhe në të nuk ka material arkivor dhe morri vendim për shkatërrimin e materialit për periudhën 2002-2014 – thuhet në deklaratën e deklaroi Komisionit Shtetëror për Ndalimin e Korrupsionit.

Nova TV informoi se një ditë para se të merret vendimi për shkatërrimin e materialit,PSP ka kërkuar dokumentacion nga Komisioni Antikorrupsion.