Kryeministri i vendit dhe njëherit kryetar i LSDM-së i pyetur rreth shkeljes së protokolleve shëndetësore gjatë tubimeve partiake u shpreh se qytetarët që nuk respektojnë masat vijnë me vetë iniciativë në këto mitingje dhe se subjektet politike do të bëjnë çmos që të respektohen protokollet.

– Advertisements –

“Apeloj të drejtoheni tek institucionet kompetente, këtu jam si kryetar i qeverisë dhe nuk kisha dashtë të flas si përfaqësues i partisë politike. Problemi është se po vijnë njerëz nga jashtë të cilët nuk i respektojnë masat. Nuk ka ndonjë marrëveshje, të gjithë kemi premtuar që do të bëjmë gjithçka. Por do të bëjmë ç’mos që të respektohen protokollet. Bëhet fjalë për qytetarë që në mitingje vijnë me vetë iniciativë”, tha Zaev.