Shkencëtarët kanë krijuar një program për të monitoruar komunikimet nënujore të delfinëve dhe deshifrimin e tyre.
Me anë të sensorëve autonomë nënujorë kërkuesit në Gjirin e Meksikës shpenzuan dy vjet për të regjistruar zhurmat e delfinëve.

Ata regjistruan rreth 52 milionë zhurma dhe për organizmiin e këtij informacioni ata përdorën një algoritm të pavarur që ndante zhurmat në kategoritë e caktuara.

Duke identifikuar tipet e ndryshme të zhurmave, shkencëtarët aritën të identifikonin specie të veçanta të delfinëve.
“Është interesante sesi një program që më parë përdorej për të sugjeruar muzikë ose miq në rrjetet sociale tani mund të ndihmojë në sfidat ekologjike”, tha Kaitlin Frasier e institutit të oqeanografisë Scripps.
“Innovacioni në sektorin e sensorëve ka hapur dyert për menaxhimit të të dhënave gjigante të botës natyrale”, tha ajo.
Monitorimi i delfinëve në det është një sfidë e madhe.
Ata janë një familje shumë e larmishme gjitarësh dhe specie të ndryshme përdorin tinguj të ndryshëm për të komunikuar.