Pasi fitoi kampionatin, Shkëndija bën të vetën edhe Kupën e Maqedonisë.

Në finalen e luajtur mbrëmjen e së mërkurës ndaj Pelisterit, kuqezinjtë nga Tetova fituan 3-0, duke mos diskutuar për asnjë moment suksesin.
Golat u shënuan nga Musliu (2) dhe Besar Ibrahimi.
Suksesi i Shkëndijës solli festë shqiptare edhe në Shkup, pasi skuadra shqiptare e këtij qyteti do të mund të luajë tashmë në Europa League, pasi u rendit në vendin e katërt në kampionat.