Ballina Sport Shkëndija i merr një pikë Vardarit, Shkupi zhgënjen në shtëpi

Shkëndija i merr një pikë Vardarit, Shkupi zhgënjen në shtëpi

Shkëndija e Tetovës nuk arriti të shfrytëzojë përballjen direkte me Vardarin në Shkup, për të ngushtuar diferencën me ekipin maqedonas në tabelën e renditjes, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2.

Kuqezinjtë nga Tetova e panë veten dy herë në disavantazh, por reaguan mirë në të dy rastet duke barazuar në të dy rastet me anë të sulmuesit Mexhit Neziri dhe duke dalë me një pikë nga kjo transfertë, që e lë të pandryshuar distancën prej 8 pikësh nga kreu.

Rezultat negativ regjistruan edhe skuadrat e tjera shqiptare Shkupi dhe Struga Trim&Lum, me të parët që humbën në shtëpi 2-3 përballë Makedonija GP, ndërsa struganët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Borac.

U rizgjua ndërkohë skuadra e Xhepçishtit, Renova, që mposhti me rezultatin 4-3 me përmbysje ekipin e Rabotnickit, pasi kishte humbur 45 minutat e para në shifrat 2-3.