Ansambli i shtetërorë i këngëve dhe valleve popullore shqiptare, pronë e BDI-së, apo e shqiptarëve?

Drejtori, Shkodran Tolaj nuk mund të distancohet nga servilizmi i tij ndaj Ali Ahmetit. Gjë e cila më pak u ngjan artistëve është serviliteti ndaj pushtetit. Këtë e dëshmoj edhe sot ku në faqen zyrtare të Ansamblit shtetërorë të këngëve dhe valleve popullore shqiptare e cilëson Ali Ahmetin si “lider i të gjith shqiptarëve”.

Me këtë cilësim drejtori Tolaj e shëndron Ansamblin shtetërorë të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në pronë të BDI-së, e jo siç është pronë e të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Tolaj duhet da dij se pagat e të punësuarëve në ansambël sigurohen nga tatim paguesit e këtij shteti, e jo nga antarësia e BDI-së. Është evidente që drejtorët në institucioneve në Maqedoninë e Veriut nuk përcaktohen për shkak të CV apo përgatitjes menaxheriale, por në baza partiake, andaj edhe janë skajshmërisht servil ndaj padronëve, por këtë servilitet duhet ta shfaqin brenda strukturave partijake, e jo ta kontaminojnë institucionin e ri kulturor shqiptar Ansambli i shtetërorë i këngëve dhe valleve popullore shqiptare.

Drejtori Tolaj më parë është akuzuar se ua cënon të punësuarve pasi që i ka detyruar  të bëjnë prova intenzive gjatë kohës së pandemisë

Rikujtojmë se sipas protokoleve të miratuara nga ana e qeverisë nuk është e lejuar të organizohen koncerte në hapësira të mbyllura por vetëm në të hapura.