Në një qytet si Tetova me shumicë shqiptare padyshim që bie në sy emërimi i shkollave fillore dhe atyre të mesme.

Të gjitha janë me emra maqedonas, sidomos ato të mesmet

Komuna e Tetovës po tregohet e pafuqishme për t’i binduar partnerët maqedonas në Këshillin komunal që të aprovojnë një ndryshim të tillë. Zyrtarët komunal këtë çështje e kanë lënë në duar të këshilltarëve maqedonas, që kur ata të kenë vullnetin politik, atëherë të futet në rend dite kjo çështje, përcjell express.

Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Hisen Xhemali kishte deklaruar se shkaku i situatës politike nuk mund të ndërmerren hapa të tillë, duke pasur kujdes në çështjet ndëretnike. ” Miratimi i ndërrimit të emrave të institucioneve, shesheve, rrugëve dhe shkollave, kërkon një konsensus me të gjerë nga që të gjithë këta emra duhet miratuar edhe me parimin e badinterit.

Situata politike është ajo që të gjithë e dime. Nuk kemi ndonje klime mirekuptimi edhe në këshillin e komunës, që tema të tilla të dalin edhe para këshilltarëve”, është deklaruar Hisen Xhemaili, kryetar i keshillit komunal.

Emrat e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë, vazhdojnë të jenë “Gjoçe Stojçevski”, per shkollën tekstile, “Mosha Pijade” per shkollën e mesme të bujqësisë, “Kiril Pejçinoviq” per gjimnazin eTetovës, pavarësisht që në këto shkolla shumica e nxënësve janë shqiptarë.

Disa nga shkollat madje kanë parashtruar kërkesë në organet kompetente komunale për një gjë të tillë, mirpo gjithçka ka mbetur nëpër sirtare.

Kujtojmë se kryetarja aktuale e komunës, Teuta Arifi në fushatën e vitit 2013 kishte premtuar ndryshimin e emrave të shkollave, premtim ky që u harrua.