Moti i përkeqësuar ka rënduar situatën në disa vende. Gjendja paraqitet e vështirë në Valias, ku 13 persona kanë mbetur të bllokuar në mes të ujit.

Niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra. Po ashtu edhe mjeti i zjarrfikëses ka mbetur në mes të ujit, e ndërkohë pritet mbërritja e ushtrisë të evakuojë të bllokuarit.

Mes të bllokuarve në 10 banesa janë 4 fëmijë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Në vendgjarje ka shkuar edhe Shefi Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura,Bardhyl Kollcaku.