Së bashku me Valbona Nrecaj, u vra edhe vajza e saj dhe e të dyshuarit për kryerjen e vrasjes, e cila ishte vetëm 9 vjeçare.

Shkolla fillore “Rilindja” në Dobrigje të Gjakovës ka shprehur pikëllimin për vdekjen e nxënëses, transmeton gazetametro.net

Në njoftimin e saj thuhet se nuk mund ta besojnë se nxënësja e tyre ka humbur jetën nga kjo vrasje.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Me pikëllim të thellë morem lajmin për tragjedinë qē i ndodhi nxënëses së shkollës tonë me inicialet K.N. Ajo ishte një vajzë plot jetë dhe shpresë, dhe lajmi për vdekjen makabre të saj na tronditi të gjithëve. Ne nuk mund ta besojmë se nuk do të jetë më në mesin tonë fizikisht, ngase në mendjet dhe zemrat tona do të jetoj gjithmonë. Fëmijët janë pasurija më e madhe e familjës dhe shoqërisë, dhe humbja e tyre është humbja më e dhimbshme nga të gjitha humbjet.

K.N u prehsh në paqe ëngjëll i vogël, kujtimi për ty do të jetoj gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.