Shtëpia e shkrimtarit dhe kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, Kalosh Çeliku në lagjen “Serovë” të Shkupit disa netë më parë është përfshirë nga flakët. Shkrimtari Çeliku thotë për INA se dëmet janë të mëdha pasi që gati tërë shtëpia është bërë shkrumb e hi.

Ai shprehë keqardhje të madhe se i është djegur edhe pjesë nga biblioteka me libra të çmuara, por edhe gjësende të tjera me vlerë.  Çeliku thotë se ato ditë ishte në Prishtinë i ftuar në aktivitetet e ditës botërore të poezisë.

“Kur kthehem nga Prishtina e gjej shtëpinë me gjithë mobilje, piktura, dyer e dritare në flakë. Shkrum e hi. Edhe, orenditë me gjithë piktura dhe Çmime letrare të gëzuara në Atdhe dhe nëpër botë ishin të mbuluara me tym. Mezi, djali i vogël kishte arritur t’i shpëtojë librat e mbuluar në tym e flakë. Zjarrëfikësit, si zakonisht kishin arritur me vonesë, pasi ishte shuar zjarri”, thotë për INA, Kalosh Çeliku. Ai thotë se kjo po i ndodhë për së dyti herë që shtëpia ti përfshihet në flakë, ti digjet makina para shtëpisë dhe raste të tjera që nuk janë zbuluar kurrë nga organet e rendit.

“Shkak, sipas policisë dhe arsye: instalimi i rrymës elektrike, që unë nuk e përjashtoj mundsinë e vënjes të zjarrit me qëllim. Dihet, edhe ky pa autor vepre kriminalistike. Edhe, atë: kur unë nuk ndodhem në shtëpi për disa ditë. E them këtë, se: gjithë jetën shkaku shkrimeve të mia publicistike, deri më sot ende nuk u gjetë së paku një fajtor i gjithë këtyre fatkeqësive “rasti” dhe “natyrore”, që i ndodhin një shkrimtari në Shkup. Shtetin e “përbashkët”. Shkurt, përederisa: uji flen, siç duket hasmi ende nuk flen edhe sot e kësaj dite i armatosur me armët krahut në pusi pas porte.”, nënvizon shkrimtari dhe publicisti Çeliku, i cili është opinionist i përhershëm i INA-s.

Ministria e Brendshme deri tani nuk ka dhënë detaje mbi këtë rast që është përfshirë në kronikën e saj të zezë. (INA)