Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ia ka bërë të qartë Federica Mogherini se me Serbinë nuk mund të luhet, e kjo pas situatës së djeshme në Kosovë

Ndërkaq, në të njëjtën kohë ka mohuar raportimet e medieve, se ka dhënë urdhër për dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë, përcjell Gazeta Metro.

Vuçiq ka thënë se me politikë të mençur ka arritur që ta mbajë qetësinë e serbëve në veri, porse nuk do të lejojë një “Stuhi” të dytë për serbët.

“Kemi arritur të ruajmë gjakftohtësinë dhe të reagojmë në mënyrë të qetë. E kemi ruajtur paqen dhe nuk ua kemi lejuar (shqiptarëve) të na e marrin veriun”, ka thënë Vuçiq për RTS pas takimit me shefen e BE-së për politikë të jashtme.

Ai gjithashtu ka demantuat raportimet e medieve se dje kishte urdhëruar dërgimin e Ushtrisë së Serbisë në.

“Nuk e kam marr atë vendim edhe pse Kushtetuta ma lejon këtë. Unë shpresojë, dhe do të bëjë çmos që të mos e marr atë vendim. Por kuptohet se nëse kombi ynë kërcënohet, kjo është detyra ime kushtetuese”, ka thënë Vuçiq.

Këto deklarata, Vuçiqi i bëri në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Mogherinin.