Dymbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në tetë prej gjithsej 15-të aksidenteve të trafikut të regjistruara gjatë ditës së kaluar në territorin e SPB Shkup, ndërsa shtatë pësuan dëme materiale.

Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, shtatë shoferë gjatë drejtimit të automjetit e kanë shfrytëzuar telefonin celular, si dhe 17-të shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht në dritë të kuqe të semaforit. Janë kapur edhe 57 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci janë larguar 42 automjete.