Lëkundje sizmike kanë lëkundur mëngjesin e sotëm veriun e Italisë.

Sipas mediave italiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 dhe ka rënë në një thellësi prej 11 kilometra.

Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 05:59 me epiqendër në qytetin Nago-Torbole.

Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale.