Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda nga gjithsej nëntë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në tre aksidente lëndime të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.

Siç informojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tetë persona kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi për për kalimin e këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, dy shoferë janë renditur në mënyrë të parregullt dhe dy shoferë për parakalim të parregullt,

Nga trafiku janë sanksionuar dy shoferë për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit, 25 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, dy shoferë fillestarë, si dhe dy kanë drejtuar automjetin teknikisht të parregullt, 20 automjete të paregjistruara dhe një automjet për stërngarkim. Janë hasur edhe 195 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 90 automjete.