Të dielën, në orën 17 në Shkup, në bulevardin “Nikolla Karev”, Sh.H.(48) nga Kosova, duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe është përplasur me një shtyllë betoni, transmeton Almakos.
Pas aksidentit personi në gjendje të rëndë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu është konstatuar vdekje.
Është kryer kontroll në vendngjarje.