Një shtetas nga Kosova është arrestuar në stacionin policor në Karposh, pasi që është kapur duke e skicuar dhe vizatuar kazermën “Ilinden”.

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “hyrje në mënyrë të paautorizuar në objekte ushtarake dhe krijim të skicave dhe vizatimeve të objekteve ushtarake dhe veprimeve luftarake”, nga Kodi Penale i Maqedonisë, është arrestuar H.R. (58) nga Kosova. I njëjti është kapur në rrethin e kazermës “Ilinden”.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, policia njofton se do të dorëzohet padi përkatëse dhe do të ndërmerren veprimet e mëtutjeshme.