Shoqata qytetare dhe aktivistë për mbrojtjen e kafshëve endacake në takim me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, kërkuan që të ndërtohet strehimore për kafshët, të ketë fushata edukative dhe informative, subvencione për pronësimin e tyre.

Në takim pjsëmarrëse ishte edhe Ana Marija Brangjolica nga NP “Higjiena komunale”, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov dhe përfaqësues të policisë lokale.

Zllatko Marin tha se pas rishikimit me kujdes të të gjitha masave, Komuna e Aerodromit do të vendos plan për realizimin e aktiviteteve.

Nga Komuna informojnë se do ta intensifikojnë bashkëpunimin me sektorin qytetar dhe institucionet kompetente që të mund të veprohet në mënyrë koordinative dhe efikase.