Tre dhunues në gjendje të alkoolizuar mbrëmë kanë kërkuar që të hanë në një furrë pa para, por pasi që e punësuara i ka refuzuar, kanë nisur që ta demolojnë furrën dhe ta sulmojnë fizikisht të njëjtën, transmeton Almakos.
Ashtu si informuan nga policia, mbrëmë 15 minuta pas mesnate është lajmëruar se në Shkup, në rrugën “Hristo Tatarcev” në furrën “Hristina Klas”, derisa L.N.(64) nga Shkupi, ka qenë në vendin e saj të punës së bashku me djalin e saj, kanë ardhur tre persona të panjohur në gjendje të alkoolizuar dhe kanë kërkuar që të hanë pa para.
Pasi që iu është treguar se nuk mund që të hanë pa para, njëri prej personave që ka pasur edhe një mjet dore ka nisur që ta thyej derën dhe byrektoren. Pas kësaj, L.N. i ka thënë se për 30 den nuk ia vlen që të zihen, ndërsa të njëjtit fizikisht e kanë sulmuar, ku njëri prej tyre i ka drejtuar edhe një pistoletë asaj. Pas masave të ndërmarra në lidhje me ngjarjen, janë arrestuar A.F.(22), F.B.(25) dhe G.G.(29) të gjithë nga Shkupi.
Po ndërmerren masa për dokumentimin e rastit pas së cilës do të ngriten padi adekuate penale./Almakos/