Sot, në Shkup, do të promovohet raporti për gjendjen e popullsisë botërore nga Zyra e Fondit për popullsi të Kombeve të Bashkuara, përcjell Fol.

Drejtoresha e zyrës së UNFPA-së në Shkup, do ta prezantojë raportin, ndërsa fjalim çasti do të mbajë edhe drejtoresha ekzekutive e organizatës ROMA SOS, nga Prilepi, Nesime Salioska.

Siç njoftojnë nga UNFPA, raport i këtij viti, është përkushtuar rritjes së pabarazisë në botë. Pabarazia ekonomike është e ngushtë, e lidhur me pabarazinë në shëndetin seksual dhe riprodhues. Në vendet në zhvillim, 20% e grave në pjesën më të varfër të popullsisë, kanë qasje më të ulët në shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues, duke përfshirë mbrojtëset. Gratë dhe vajzat që jetojnë në varfëri, veçanërisht ata që janë më pak të arsimuar dhe jetojnë në zonat rurale dhe nuk kanë qasje te mbrojëset, janë nën rrezik më të lartë të shtatzënisë së paplanifikuar. Kjo nga ana tjetër çon në rreziqe më të mëdha shëndetësore, si dhe në pasojat ndaj gjendjes ekonomike për ta dhe për fëmijët e tyre. /Fol/