Shkupi sot do të jetë në fokusin e vëmendjes jo vetëm të opinionit evropian por edhe të atij botëror. Kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë e ka privilegjin që të gostisë dy prej tre klubeve botërore më të pasura dhe më të njohura botërore, Real Madrid dhe Mançester Junajted, të cilët do të luftojnë për trofeun e UEFA Super kupës 2017.
Dy ekipet mbërritën dje në aeroportin “Aleksandri i Madh” prej ku, nën masa rigoroze të sigurisë, janë transferuar në hotelet në të cilat qëndrojnë, Real Madridi në “Aleksandar Pallas”, ndërsa Mançester Junajted në “TCC Grand plaza”. Fansat e Maqedonisë i pritën me ovacione dhe brohoritje.
Edhe krahas paralajmërimeve të mediave spanjolle se në Shkup nuk do të vijë Kristiano Ronaldo, ai është pjesë e “ekipit mbretëror”. Ronaldo filloi me treningje para tri ditësh, por nuk dëshiroi ta humbas ndeshjen e sontme kundër ish-ekipit të tij. Se është i gatshëm e konfirmoi edhe trajneri i Realit, Zinedin Zidan i cili megjithatë, deri në fillim të ndeshjes do të mendojë nëse portugezi do të luajë nga starti.
Dy ekipet dje patën mundësi të njoftohen me terrenin në arenën “Filipi i Dytë” ku mbajtën edhe trajnim, ndërsa paraprakisht edhe takim me gazetarët në të cilat trajnerët Zhoze Murinjo dhe Zinedin Zidan nuk e fshihnin se në Shkup kanë ardhur që ta fitojnë trofeun e Super kupës.
Qyteti i Shkupit është i gatshëm t’i presë klubet futbollistike, fansat e tyre dhe tifozët nga e mbarë bota. Është vendosur edhe e a.q. zonë neutrale e fansave në sheshin “Maqedonia” e cila është e hapur prej dje dhe pret mijëra adhurues të futbollit. Për animimin e tyre do të përkujdesen numri i madh i vullnetarëve të cilët do të jenë përgjegjës për realizimin e tyre të të gjitha aktiviteteve.

Në “zonën neutrale të fansave” e cila është e hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 19, adhuruesit e futbollit do të mund të argëtohen me përmbajtje të shumta, ndërsa është paraparë edhe program i pasur muzikor i dixhejëve dhe këngëtarëve të njohur nga Maqedonia.
Vëmendjen më të madhe pritet ta tërheqin tre trofetë e UEFA-s, (e Ligës së kampionëve, Ligës së Evropës dhe Super kupës), gjegjësisht mundësinë që vizitorët të fotografohen pranë tyre.

Qyteti i Shkupit i përgatiti dy pika për t’u takuar të dyja grupet e fansave të dy klubeve. Ata të cilët janë simpatizantë të ekipit spanjoll do të tubohen në sheshin “Filipi i Dytë”, ndërsa tifozët e Mançester Junajted në platonë para Shtëpisë përkujtimore të “Nënë Terezës”, prej ku përmes udhëzimeve të vendosura prej Qytetit të Shkupit, do të nisen drejt arenës kombëtare “Filipi i Dytë”.
Është vendosur edhe regjim i posaçëm i komunikacionit dhe këmbësorëve për rrugët në afërsi të stadiumit. Deri në përfundim të ndeshjes në zonën e udhëkryqeve “Aminta Treti” (ish-“Leninova”) dhe “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” do të lëshohen persona dhe automjete të cilët kanë akreditim adekuat nga organizatori i ndeshjes -UEFA. Varësisht prej intensitetit të komunikacionit, nuk përjashtohet mundësia e mbylljes për qarkullim edhe e bulevardit “Ilinden” në shtrirjen nga objekti i Qeverisë së RM-së e deri në udhëkryqin me rrugën “Ruzveltova”.
Në stadium janë vendosur vetëm flamuj të finalistëve dhe të Spanjës dhe Anglisë. Flamujt nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se një metër e 250 centimetra në pjesën tyre më të gjerë ose më të gjatë, në të kundërt të njëjtit do të merren.Gjithashtu, do të merren edhe flamuj të cilët bartin mesazhin me përmbajtje kërcënuese për sigurinë publike, përfaqësojnë qëndrimin e dikujt ose kanë mesazhe ofenduese ose diskriminatore. Do të merren edhe flamujt të cilët ua pengojnë pamjen shikuesve të tjerë dhe kamerave televizive.
Dueli midis fituesve aktual në Ligën e kampionëve Real Madrid dhe Mançester Junajted si fitues i Liga Evropës, do të fillojë prej orës 20:45, ndërsa nga FFM-ja apelojnë që të gjithë ata të cilët do ta ndjekin ndeshjen e Arenës Kombëtare “Filipi i Dytë”, më herët do të jenë të pranishëm në stadium që të shmangen turmat.
FFM apelon të respektohen të gjitha rekomandimet për spektaklin e ardhshëm të futbollit të cilin pritet ta ndjekin mbi pesqind miliona njerëz.