Iniciativa qytetare për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punonjësve seksuale STAR-STAR të shtunën, do të shënojë Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj punonjësve të seksit, përcjell Fol.

Nesër, 16 dhjetor, STAR-STAR në bashkëpunim me Koalicionin “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara” do të organizojë “Skopje red light district”.

“Skopje red light district” paraqet një instalim arti për të pasqyruar bukurinë e rrugëve të fenereve të kuq me bordela në Amsterdam. Rruga e dritave të kuqe paraqet simbolin e qëndrimit të lirë dhe tolerant ndaj profesionit më të vjetër në botë. Shkupi për herë të parë, do të ketë vajza në vitrinë. Instalimi i artit do të vendoset nga ora 17:00 deri në ora 22:00, me një pushim nga 19:00 deri në 20:00 në bulevardi Kliment Ohridski nr.48, vitrinat deri në klubin Vulkan – thonë nga iniciativa qytetare.

Më 17 dhjetor, punonjëset e seksit do të marshojnë së bashku me mbështetësit e tyre për t’i thënë STOP dhunës ndaj punonjësve të seksit. /Fol/