Shkupi përsëri ka filluar të ketë problem me ajrin e pastër, stacionet matëse në komunën Karposh dhe Lisice sonte tregojnë se niveli i ndotjes së ajrit është shumë i lartë, ndërsa PM10 kancerogjene në Karposh sonte kanë arritur në 222 mikrogram në m3, në Lisice 229 në m3 që është thuajse pesë herë mbi normalen, nga 50 mikrogramët e lejuar në m3.

Më shumë PM2.5 kancerogjene ka në Karposh ku ka arritur në 180 mikrogram në m3 që është nëntë herë mbi normalen, në Qendër niveli i përmasave kancerogjene ka arritur në 90 mikrogram.

Niveli i ndotjes së ajrit sonte i pranishëm është dhe në Qendër ku janë vërejtur 133 mikrogram në m3, në Manastir 106 mikrogram në m3, në kërcovë 151 mikrogram në m3, në Kavadar 158 mikrogram në m3 dhe në Tetovë 105 mikrogram në m3.