Liderët e Superligës së Maqedonisë së Veriut, Shkupi kanë “shijuar” humbjen e parë pas 17 ndeshjeve, pasi sot u mundën në Kratovë nga Sileksi me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-t.

Ekipi nga kryeqyteti e nisi mirë takimin në Kratovë, kur të parët shkuan në avantazh me golin e Trapanovskit në minutën e 12-të, mirëpo Sileksi përmbysi gjithçka në pjesën e parë. Fillimisht ishte Nikolic që barazoi shifrat përkohësisht në minutën e 17-të, teksa katër minuta para fundit të fraksionit të parë, Kalanoski realizoi edhe golin e dytë për skuadrën nga Kratova.

Në pjesën e dytë nuk kishte ndryshime në rezultat, përderisa Shkupi e mbylli ndeshjen edhe me një futbollist më pak në fushë, me mbrojtësin Ilieski që u ndëshkua me karton të kuq, pas asaj goditje me bërryl që i bëri Kalanoskit në një duel.