Më ftohtë në mëngjes është në Shkup. Sipas DPHM-së në Shkup janë matur -7 gradë Celsius, në Dibër -6, Demir Kapi -5, në Strumicë, Shtip, Tetovë -4, në Manastir dhe Shkup në Lazaropole -3, Mavrovë dhe Kumanovë -2, në Kriva Pallankë, Ohër dhe Prilep 0, në Vinicë, Pretor 2, Krushevë dhe Pozharane 3, në Topollçan 4, në Gjurishte 7, në Gjevgjeli deri në 8 në Dojran.

Moti është i kthjellët, kryesisht i qetë dhe ftohtë. Nëpër fushëgropat e ndara ka mjegull të dobët. Me diell, nga fundi i ditës me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite në disa fushëgropa do të ketë mjegull të dobët. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup, me diell me mjegull të dobët paradite. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit. Në orët e mëngjesit nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Deri të dielën temperatura e ditës do të jetë në rritje graduale. Të hënën pasdite, ndërsa veçanërisht të martën do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë rënie të madhe të temperaturës së ditës.

Stacionet matëse në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në mëngjes regjistruan koncentrime të larta të PM10 grimcave në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Veles, Koçan, Kavadar dhe Kumanovë.

Në Shkup ajri më i ndotur është në Lisiçe me 357,58 mikrogramë në metër kub, Rektorat me 302,93, Qendër 302,41, Karposh 277,62 dhe në Gazi Babë 186,79 mikrogramë.

Ajri më i ndotur është në Kumanovë me 290,84 mikrogramë në metër kub, në Manastir me 209,47, në Kavadar me 208,67 mikrogramë, Tetovë 190,62, Kërçovë 96,71 dhe Veles 67,32 mikrogramë në metër kub.