Shkurte Fejza gjatë ditës së sotme (e premte) është përfolur se po përkrah Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, vet këngëtarja në një prononcim për Telegrafin, ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë partie, ndërsa nuk ka shprehur as përkrahjen për ndonjë subjekt politik, në këtë rast AAK-në.

Shkurte Fejza tha se në mitingun e AAK-së ka qenë e ftuar vetëm si këngëtare, njëlloj siç pranojnë edhe shumë këngëtarë tjerë të këndojnë nëpër fushata të partive të ndryshme.

Mujt e fundit shumë këngëtarë, gazetarë e emra të njohur të ekranit kanë aderuar nëpër parti politike, por në këta emra nuk bën pjesë Shkurte Fejza, dhe të njëjtën gjë e deklaron edhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli.